Kosovë, Haradinaj:Të afatizohet e
ristrukturohet dialogu me Serbinë

Kosovë, Haradinaj:Të afatizohet e<br />ristrukturohet dialogu me Serbinë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Temë e bisedës në këtë takim ishte thellimi e bashkëpunimi i ndërsjellë mes dy vendeve.

Kryeministri u shpreh se është i rëndësishëm konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës dhe përkrahja në procesin e shtimit të njohjeve të reja, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, në OKB, NATO dhe BE.
 
“Dialogu me Serbinë është i paalternativë, duke vlerësuar se dialogu duhet të ristrukturohet dhe të afatizohet, të përmbushen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe të përmbyllet me rezultat konkret"- u shpreh Haradinaj.

Kreu i Qeverisë theksoi se puna në përmbushjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, marrëdhënies kontraktuale me BE-në do të intensifikohet dhe do të përshpejtohen afatet e përmbushjes së obligimeve me qëllim të arritjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Ambasadori Austriak i garantoi mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës dhe e përgëzoi liderin e AAK-së për detyrën.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre