Kosovë, inicializohet Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

Në Bruksel sot u bë inicializimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet dy kryenegociatorëve, Gëzim Kasapolli, ministër i Integrimit Evropian dhe Jean Erique Paque, drejtor i Ballkanit Perendimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjërimit të Komisionit Evropian.

Inicializimi i MSA-së shënon përfundimin zyrtar të procesit negociator dhe, dakordimin e dy palëve mbi tekstin e negociuar të marrëveshjes.

Hapi i ardhshëm do të jetë miratimi i MSA-së nga Keshilli i Bashkimit Evropian dhe nënshkrimi i marrëveshjes, bëhet e ditur nga Brukseli në njoftimin e dërguar të Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës.

Në muajin dhjetor 2012, Këshilli Evropian ka konfirmuar progresin dhe mundësinë e hapjes së negociatave për MSA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo mundësi është kushtëzuar me obligimin e Kosovës që të përmbush kriteret afatshkurta të  përshkruara në Studimin e Fizibilitetit.

Në muajin prill 2013, Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur kriteret afatshkurta në fushën e sundimit të ligjit, administrates publike, të drejtave të minoriteteve dhe tregtisë.

Në qershor 2013, duke pas parasysh përmbushjen e kritereve afatshkurta, Këshilli Evropian vlerësoi arritjet dhe konfirmoi nisjen e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi.

Në 28 tetor 2013 është mbajtur takimi i parë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Në 27  nëntor 2013 është mbajtur takimi i dytë.
 
Ndërkohë janë zhvilluar dhjetëra takime teknike që kanë pasur për qëllim negociimin dhe dakordimin e të gjithë tekstit të MSA-së.
 
Në 2 maj 2014 është mbajt takimi i trete dhe i fundit negociator ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
 
Marrëveshja Stabilizim Asociimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian përbëhët nga 416 faqe te ndara në 10 titujë, 7 anekse dhe 5 protokolle.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh