/ATSH/.-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot ambasadorin italian në Prishtinë, Andreas Ferrarese, i cili e shprehu urimet e tij dhe të qeverisë italiane për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit.

Ambasadori Ferrarese shprehu interesimin e qeverisë italiane për të ndërtuar bashkëpunim miqësor dhe aktiv me Qeverinë e Kosovës në funksion të ndërtimit të stabilitetit të qëndrueshëm rajonal me perspektivën e integrimeve evropiane.

Duke falënderuar për urimet, kryeministri Isa Mustafa e vuri theksin te fokusimi i programit qeverisës në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe në përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian të vendit. Kryeministri vlerësoi mbështetjen e vendeve mike me ndërtimin e shtetësisë dhe shoqërisë demokratike në Kosovë