/ATSH- I. Vata/ -Presidentetja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bën me dije nëpërmjet faqes së saj zyrtare Facebook se ka marrë pjesë në konferencën për përkrahje institucionale të invesitorëve të diasporës për të investuar në Kosovë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Jahjaga, e shoqëruar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe ministri i Diasporës, Valon Murati, mori pjesë në konferenca e organizuar me mbështetje të qeverisë zvicerane dhe austriake në Winterthur të Zvicrës, me një pjesëmarrje të madhe të investitoreve nga diaspora.
Presidentja Jahjaga në fjalën e saj u fokusua te thellimi i bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare, si dhe nxitjen e investitoreve të diasporës për të investuar dhe kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
"Shqiptarët e Zvicrës janë shembull i shkëlqyeshëm i integrimit të suksesshëm. Sot, universitetet e Zvicrës janë përplot me studentë tanë, të cilët shkëlqejnë me punën dhe angazhimin e tyre. Ju afaristë jeni pjesë e vlefshme e ekonomisë zvicerane dhe puna juaj vlerësohet shumë lartë. Sipas vlerësimeve tona, rreth 140 mijë kosovarë të punësuar në Zvicër gjenerojnë brenda vitit më shumë se sa gjeneron e gjithë ekonomia e Kosovës. Kur kësaj t'i shtohen edhe bizneset e diasporës del se potenciali juaj është shumëfish më i madh. Ne kemi nevojë për këto potenciale njerëzore e financiare, për përvojat tuaja, për dijen që keni akumuluar vite me radhë këtu, për kontaktet dhe aftësitë tuaja afariste, që ato t'i vejmë në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës", tha Jahjaga.
Po ashtu, Presidentja Jahjaga siguroi se "institucionet e Kosovës janë thellësisht të përkushtuara t'ju ofrojnë kushte për të investuar në Kosovë. Qeveria e re ka bërë ekonominë prioritetin kryesor të saj. Reforma konkrete si në rrafshin fiskal, ashtu edhe në atë të përgjithshëm ekonomik e të sundimit të ligjit, janë në proces e sipër. Jam plot shpresë e besim se rezultatet e para të këtyre reformave do të shihen së shpejti"
/Shqiptarja.com