Kosovë - Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Prizren - Suharekë, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.
Përplasja e një kamioni me targa të Kosovës me një makinë me targa shqiptare ka sjellë vdekjen e drejtueses e kësaj të fundit dhe pasagjeres, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shoferi tjetër, tha zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi për Report Tv.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere).
Sipas drejtorit të Emergjencës në QKUK, Naser Syla, 32 vjeçarja kishte mbërritur pa shenja jete në spital.
“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, deklaroi Syla.
Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Ndërsa Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia e Kosovës u bën apel të gjithëve që të respektojnë rregullat rrugore dhe të shtojnë kujdesin, sidomos për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Aktualisht, akset rrugore të rajonit të Prizrenit janë nën ndikimin e mjegullës së dendur dhe lagështisë, të cilat mund të ulin dukshëm shikueshmërinë dhe kontrollin e mjeteve.

Elizabeta Katiaj
Ndarja e parakohshme nga jeta e Elizabeta Katiaj, drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, ka pasuar me regimin e disa qeveritarëve. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cilësoi humbjen si të thellë, duke vlerësuar kontributin e çmuar të saj në shërbim të diasporës shqiptare, zhvillimit të biznesit dhe fuqizimit të grave sipërmarrëse, si dhe përkushtimin e saj të veçantë ndaj grave shqiptare kudo në botë.
"Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Elizabeta Katiaj.
Elizabeta u nda nga jeta në mënyrë të beftë, duke lënë pas një kontribut të çmuar në shërbim të diasporës shqiptare, zhvillimit të biznesit dhe fuqizimit të grave sipërmarrëse.
Si grua që besonte thellësisht në fuqinë e grave dhe si bashkëpunëtore e saj, pata mundësinë të njoh nga afër përkushtimin, forcën dhe profesionalizmin me të cilat shërbeu diasporës shqiptare dhe, veçanërisht, fuqizimit të grave shqiptare kudo në botë.
Kontributi i saj do të mbetet frymëzues për të gjitha ne që besojmë në rolin e grave në zhvillim, sipërmarrje dhe bashkëpunim.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë në këtë moment dhimbjeje të thellë.
U prehsh në paqe",- shkruan Ibrahimaj.
Edhe ministri i Turizmit dhe Kultirës, Blendi Gonxhe shprehu ngushëllimet për ndarjen tragjike nga jeta, në moshë të re, të nënkryetares së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, duke theksuar se kontributi, energjia dhe përkushtimi i Elizabeta Katiaj do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.
"I rëndë lajmi për ndarjen tragjikisht nga jeta, në moshë të re, të Elizabeta Katiaj, nënkryetares së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të saj. Kontributi, përkushtimi dhe energjia që ajo dha, do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje. Lamtumirë, Elizabeta",- shkruan Gonxhe.
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion, ku si për pasojë kanë humbur jetën dy fëmrat që po udhëtonin në mjet.
Bëhet fjalë për Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere), të cilat kanë ndërruar jetë në vend.
Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpesh herë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të botës së biznesit.
Ndërsa Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani.
Komente









