Kosovë: Katër të dënuar për përgatitje veprash terroriste

Kosovë: Katër të dënuar për përgatitje veprash terroriste

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën katër persona me gjithsej 30 vjet e gjysmë heqje lirie nën akuzat për vepra penale të terrorizmit.

Gjykata Themelore në Prishtinë tha se Ardian Gjuraj, Ergim Syla, Nehrudin Skenderi dhe Mentor Bellaqa u dënuan për veprat penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, “armëmbajtje pa leje” dhe veprën “lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit”.

Ardian Gjuraj u dënua me 9 vjet heqje lirie, Mentor Bellaqa 6 vjet e 6 muaj, Ergim Syla u dënua me 6 vite e 6 muaj, ndërsa Nuhredin Skenderi me 8 vjet e 6 muaj heqje lirie.

Që të gjithë ishin arrestuar në tetor të vitit 2021, pas një hetimi disa muajsh dhe gjatë bastisjes janë gjetur mjete shpërthyese, armë zjarri, dron si dhe armë anti-tank.

Bashkë me ta ishte arrestuar edhe Shkodran Krasniqi, por lenda ndaj tij ishte veçuar pasi ai pranoi fajësinë për veprën “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve shpërthyese”.

Disa nga të arrestuarit kanë qenë edhe më parë të dyshuar për përfshirje në grupe terroriste.

Ardian Gjuraj, ishte akuzuar në vitin 2016 nën dyshimet se gjatë viteve 2014-2015, ndërsa jetonte Gjermani, ishte bërë përkrahës i ideologjisë së grupit militant Shteti Islamik të cilit i ishte bashkuar në vitin 2015.

Në vitin 2018 ai ishte dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, por më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit.

Që nga mesi i vitit 2012, Kosova është përballur me shtimin e shkallës së radikalizimit të të rinjve, posaçërisht me përfshirjen e tyre konfliktet në Lindjen e Mesme./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit