/ATSH/.- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot ndaj arrestimit të djeshëm të disa qyetarëve, që protestuan rreth katër orë para ndërtesës së KEDS-it, duke kërkuar ulje të çmimit të energjisë elektrike.
Sipas KLMDNJ-së, ndërhyrja e Policisë së Kosovës, përkatësisht arrestimi i katër protestuesve ka qenë krejtësisht i panevojshëm, pasi ata kanë protestuar në mënyrë paqësore.
KLMDNJ nëpërmjet një komunikate thotë se kërkesat e protestuesve janë të drejta, prandaj KMDLNJ edhe me herët pati paralajmëruar se do të ketë protesta për shkak se shtrenjtimi i pakontrolluar i energjisë elektrike rrezikon mbijetesën e qytetarëve të Kosovës, të cilët edhe ashtu jetojnë në kushte të varfërisë së madhe.
KMDLNj fton Policinë e Kosovës të jetë shumë e kujdesshme në raport me qytetarin që proteston, sepse e drejta për protestë është ndër të drejtat elementare të njeriut", thuhet në komunikatë.
Edhe gjatë ditës së sotme protestues të shumtë po qëndrojnë para ndërtesës së KEDS-it, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetartëve të mos paguajnë energjinë elektrike. Ata thonë se nuk do të heqin dora nga kërkesat e tyre derisa të ndërmerren masa. Sipas tyre, me protestën e djeshme kanë arritur që sadopak të ndalin vjedhjet. Sot protestuesit kanë vendosur të qëndrojnë vetëm një orë para ndërtesës së KEDS-it, pasi Policia nuk i ka lejuar të qëndrojnë më shumë./Kosovapress/
/Shqiptarja.com