Kosovë, ‘Koalicioni i Shpresës’ nuk po tregon se ka shpresë për koalicion

Kanë kaluar mbi 100 ditë prej ditës së zgjedhjeve dhe dy partitë fituese, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kishin trumbetuar një koalicion të përbashkët e të emëruar nga vetë ata si “koalicioni i shpresës”, nuk po tregojnë se mund të ketë shpresë për këtë koalicion.

Mbrëmë, përfaqësues të të dy partive kanë dhënë deklarata të cilat nuk lënë vend të mendohet se mund të ketë një marrëveshje midis tyre.

Dje, Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një ofertë drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës ku parashihet rritja e numrit të ministrive nga 12 në 14 – ku një do t’i takonte LDK-së dhe një tjetër do t’u shkonte minoriteteve.

Këtë ofertë të tyre sot zyrtarisht e ka refuzuar Lidhja Demokratike e Kosovës ku kanë shpalosur ofertën e tyre të re drejtuar Vetëvendosjes. Kryeparlamentari, posti i presidentit dhe 5 ministri ishte kërkesa eksplicite e LDK-së për koalicion me LVV-në.

Por, kjo ofertë është quajtur tallje dhe është refuzuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila është shprehur se nuk mund të pranohet.

Në anën tjetër, Besnik Bislimi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se Glauk Konjufca do të jetë kryetar i Kuvendit dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ai është shprehur se nuk duhet të luhet pingpong me këtë pozitë dhe tani nuk flitet më për kryeparlamentar por për emrin Glauk Konjufca.

Dje kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se brenda kësaj jave do t’i jepet fund epilogut nga organet e LDK-së marrëveshjes për koalicion dhe se nuk do të heqin dorë nga një pushtet reciprok. Ai tha se do të përpiqen që takimi i radhës të jetë i fundit.

Që nga java që lamë pas nuk ka pasur takim në mes të Kurtit dhe të Mustafës, dhe ky i fundit pas takimit me ambasadorin amerikan para dy ditësh tha se i mbetet LVV të bëjë propozimet e saj për zgjidhjen e ngërçit për formim sa më shpejtë të institucioneve.

Oferta e LDK-së për LVV-në

1. LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës).

2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime:
a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

3. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.

4. Si rezultat i kësaj marrëveshje:
a. Deri në zgjedhjen e Presidentit:
• VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq
• LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.
b. Pas zgjedhjes së Presidentit, të propozuar nga LDK-ja:
• VV do të ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq
• LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.

5. Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 16/01/2020 10:02

    Kjo po desmohet cdo dite se, Keta te "kualicionit per shetimin e popullit e atdheut" pskan qene vertet "sh petimtaret" qe rrahen ne sofer,per nje kaqik pule, e le me ndonje leverdi qe ata e kane paramenduar ta gelltitin.keta po e shkapin shtetin dhe po mendojne ta rrembejne- kafshojne,pak si "tineza".

    Përgjigju
    • Liza: 16/01/2020 12:23

      Po te analizosh kerkesat, kushtet e LDK-se jane qesharake: tash e juaja pastaj e jona. Kjo nuk eshte serioze as nuk eshte stabile. Albini eshte serioz dhe nuk ka patur shanse te tregohet. PDK, LDK etj. Jane krejt kriminele qe vetemnduan te zhvatin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja