PRISHTINË, 14 Korrik /ATSH-Behlul Jashari/.-Pa mërrëveshje kanë përfunduar takimin e sotëm liderët e koalicionit të lidhur e nënshkruar pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 8 qershorit, LDK-së, AAK-së e Nisma-s, në njërën anë dhe në anan tjetër liderit të VV-së, subjektit që ka deklaruar mbështetje të kushtëzuar.
"Sot e patëm takimin e radhës dhe mund të them që përafrimet e mëhershme nuk kanë avancime të mëtutjeshme dhe ekziston një shpërputhje midis dakordimeve verbale deklarative në takimet më herët dhe gatishmërisë për t'i vënë këto në letër si tekst të shkruar dhe për t'i nënshkruar në fund", bëri të ditur pak më parë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Pra, vijoi ai, mund të them që ka ngecje sa i përket përafrimeve të mëtutjeshme, të cilat do të mund të shpienin në një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje me koalicionin LDK-AAK-Nisma ende.
"Përderisa e kemi këtë situatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta votojë dhe nuk do ta votojë propozimin, procesverbalin në Kuvendin e Republikës, në seancën konstituive të së enjtes, përkitazi me kryeparlamentarin. Pra, së pari ne duam një marrëveshje të plotë dhe së dyti vetëm kur realizohet kjo marrëveshje e plotë ne do të mund të kalojmë tek votimet e deputetëve tanë në Kuvendin e Republikës, përkatësisht në seancën konstituive", theksoi Kurti.
Pra, ritheksoi ai, sa i përket përafrimeve ka ngecje dhe rrjedhimisht nuk ka marrëveshje.
"Do të ketë edhe një takim tjetër, por tash për tash kjo është situata. Besoj që në këtë gjendje jemi për shkak të shpërputhjes midis deklarimeve dhe dakordimeve verbale në takimet e mëhershme dhe në anën tjetër marrëveshjet si tekst i shkruar për të cilat kanë ngecur përafrimet", u shpreh lideri i VV-së, Kurti.
Edhe lideri i AAK-së, i nominuari për kryeministër i koalicionit paszgjedhor, Ramush Hradanija, ka konfirmuar se marrëveshja nuk është arritur, pasi, sipas tij, "janë disa gjëra që derivojnë nga marrëveshjet e mëhershme, e që kanë të bëjnë me mekanizmat zbatues të saj".
Ai ka shprehur shpresën që marrëveshja të arrihet në takimet e tjera që do të mbahen para të enjtes së 17 korrikut, kur mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari Nismës për Kosovën, kanë dalë nga selia e AAK-së, ku u mbajt takimi, pa dhënë deklarata, derisa ende ndodheshin brenda Kurti dhe Haradinaj.
Këtë javë, të enjten, mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku koalicioni paszgjedhor synon ta ketë shumicën për zgjedhjen e kryeparlamentarit, e pastaj edhe për formimin e qeverisë së re, por situata e numrave në Kuvend ende mbretet e paqartë./a.g/
/Shqiptarja.com