PRISHTINË, 4 Tetor /ATSH-B.Jashari/.- Me rastin e festës së Kurban Bajramit (Eid al Adha), komandanti i KFOR-it, gjeneral Francesco Paolo Figliuolo përcolli urimet e tij tek komuniteti islam i vendit dhe tek të gjithë besimtarët e fesë myslimane në botë.
"Shpresoj se këtë ditë do ta festoni në paqe, me shëndet, solidaritet dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin", citohet ai në njoftimin e dërguar sot nga KFOR.
"Në këtë ditë të madhe të festës, në shoqëri të familjes dhe miqve, urimi im është që ju së bashku ta gjeni të mirën e përbashkët dhe dashurinë për jetën", përfundon gjeneral Figliuolo.z.t//m.m/