/ATSH/.- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot në një takim Zyrtaren për Politika në Drejtorinë e Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Evropian, Cindy Van Den Boogert, e cila përshëndeti ri-emërimin e ministrit Kuçi, duke shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit Evropian.
Gjatë këtij takimi, ministri Kuçi vlerësoi Komisionin Evropian për asistencën që po i ofrohet sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ai e njohu Boogert me përgatitjet që janë duke u bërë për transferimin e institucioneve përkatëse në Pallatin e Drejtësisë, realizimi i të cilit është mbështetur nga Komisioni Evropian.
Në fund të takimit, Boogert ofroi mbështetje për implementimin e planit qeverisës të Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati./KosovaPress/
/Shqiptarja.com