Me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, u zhvillua sot konferenca rajonale tri ditore për "Forcimin e institucioneve që zbatojnë drejtësinë penale dhe sundimin e ligjit në Evropën qendrore dhe lindore", e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas KosovaPress, hapjen e kësaj konference e ka bërë ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.
Hoxha tha se "shkëmbimi i përvojave në aspektin e mbrojtjes së viktimave të krimit mes vendeve pjesëmarrëse, do të shërbejë për përmirësimin e punës në mbrojtjen e viktimave të krimit".
Duke folur për krijimin e institucioneve për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të krimit, që sipas Hoxhës daton nga viti 2002. Ai tha se nga ai vit është bërë punë e madhe në forcimin e institucioneve, krijimin e infrastrukturës ligjore moderne dhe shumë mekanizmave të tjerë që shërbejnë në mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të krimit.
Hoxha theksoi se "Kryeprokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që viktimat e krimit të trajtohen me respekt e dinjitet dhe duke aplikuar standarde të larta me qëllim të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre".
Gjatë tri ditëve të konferencës pjesëmarrësit e saj do të diskutojnë për të drejtat e viktimave të krimit; mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave-praktikat më të mira të vendeve; roli i policisë, prokurorit të shtetit dhe ofruesve tjerë të shërbimeve për mbrojtjen dhe të drejtat e viktimave të krimit etj
ATSH
/Shqiptarja.com