/ATSH/.- Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson, do të jetë mikpritëse e organizimit të përvjetshëm të ambasadës të kremtimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së që mbahet në 2 Korrik 2015 në rezidencën e saj në Prishtinë, bën të ditur sot në një njoftim ambasada e SHBA në Kosovë .
SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shënoi vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.
Në 6 prill 2008 Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë, ndërsa më 18 korrik, po atë vit historik të shpalljes së pavarësisë, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë amerikane për Republikën e Kosovës.
Ndërkohë, Presidenca kosovare bën të ditur se, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pret sot në takim Thomas Yazdgerdi, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, nga Departamenti amerikan i Shtetit.