PRISHTINË - Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme do të diskutojë lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, si dhe për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike.
Po ashtu, do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe rekomandimet për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës në Buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2015.
Në këtë seancë pritet të zgjidhen edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës./ATSH/