PRISHTINË, 7 Dhjetor /ATSH-B.Jashari/.-"Vazhdimi i Seancës konstituive" të Kuvendit të Kosovës do te jete ditën e nesërme në mesditë, në orën 12:00, njoftohet në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.
"Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit", është e vetmja pikë e rendit të ditës.
Më parë, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, njoftoi se sot janë takuar me kryetarin e LDK, Isa Mustafa ku diskutuan për formalizimin e Marrëveshjes se koalicionit.
"U pajtuam se nënshkrimi i Marrëveshjes se koalicionit PDK-LDK të behet nesër ne ora 10 në Kuvendin e Republikës së Kosoves. Poashtu u pajtuam qe ndërtimi i institucioneve qendrore të bëhet menjëhere pas nënshkrimit te marreveshjes, po diten e hënë", shkruan Thaçi në Facebook.
/f.n/










