PRISHTINË, 18 Dhjetor /ATSH/.- Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me propozimin e formimit të komisioneve të kuvendit, ku janë paraqitur dy propozime, njëri që ka 14 komisione, kurse tjetri 13 komisione.
Formimi i komisioneve kërkon votimin e 2 të 3 të deputetëve.
Ndërkohë, në këtë seancë janë betuar edhe deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, të cilët janë bërë deputet pas formimit të Qeverisë së re./Kosovapress/k.s/