Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, mirëpresin aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në kapjen e të dyshuarve për terrorizëm, dhe kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme ndaj kërcënimit nga ekstremizmi i dhunshëm.

"Lufta kundër përhapjes së ideologjive ekstremiste kërkon angazhimin e të gjitha segmenteve të shoqërisë së Kosovës, si dhe bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me autoritetet e Kosovës deri sa ato i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të garantuar sigurinë publike brenda sundimit të ligjit", theksohet në Deklaratën nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të   Bashkuara në Kosovë./ATSH/