PRISHTINË, 4 Tetor /ATSH-B.Jashari/.-Në komunën e Leposaviçit me shumicë serbe, më veriorja e Kosovës, 30 nxënësve të tre fshatrave shqiptare, Bistricë, Koshtovë e Vllahisë dhe Cerajë, në shkollën "Kadri Bistrica", komuna e Mitrovicës së Jugut, u dhuroi çanta dhe pajisje e mjete të tjera të nevojshme për mësim.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, gjate vizitës ne shkollë, tha se kjo mbështetje është fare simbolike krahasuar me vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre për të qëndruar e jetuar në trojet shekullore, ku jeta është shumë e vështirë dhe ku mungon përkrahja e duhur e institucioneve qendrore të vendit.
"Do të ju mbështesim edhe në raste të tjera. Edhe shpenzimet e automjetit për transportimin e nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës suaj do t'i siguroje komuna jugore e Mitrovicës nga buxheti i vet. Ndërsa për transportin e qytetarëve për në Mitrovicë dhe anasjelltas, jemi në kontakt me institucionet qendrore të vendit dhe besoj se edhe këtë problem do e zgjedhim shumë shpejtë", tha Bahtiri.
Drejtoresha e shkollës në Bistricë, Ferdane Shabani, vleresoi mbeshtetjen qe po i jepet shkollës dhe tre fshatrave shqiptare në komunën e Leposaviçit./ z.t//a.ke/