Tiranë-Në horizontin e 10-të të Trepçës, thellë në minerë, 220 minatorëve grevistë të turnit te pare të ngujuar paradite, rreth orës 15.00 filluan t'u bashkohen edhe minatorët e turnit te dytë, bëjnë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga qyteti më i madh verior i Kosovës, Mitrovica.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, e zyrtarë të tjerë vizituan sot minatorët e minierës Trepça në Stan Tërg, të cilët në orët e paradites kanë filluar grevën në horizontin e 10-të.
Kryetari Bahtiri dhe menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava, kanë folur me minatorët greviste për të kuptuar qëllimin e grevës së tyre. Ata i kanë thënë kryetarit Bahtiri dhe menaxherit Tmava se kanë vetëm një kërkesë recidive, e cila duhet të realizohet brenda 24 orësh, e ajo është aprovimi i Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, me të cilin ligj Trepça hiqet nga menaxhimi i Agjencisë Kosovë të Privatizimit dhe shëndrrohet në ndërmarrje publike.
Njoftimi i dërguar bën të ditur se, kryetari Bahtiri dhe menaxheri Tmava ju kanë thënë minatorëve se i kuptojnë fare mirë brengat e tyre për Trepçën dhe se edhe ata dhe të gjithë të tjerët që ia duan të mirën Trepçës janë të brengosur për fatin e saj.
"Edhe unë edhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës jemi të lidhur ngushtë me Trepçën, sepse ajo është sinonim i zhvillimit të komunës dhe vendit, sepse nga Trepça kanë siguruar ekzistencën mijëra familje jo vetëm mitrovicase, por edhe më gjerë. Fuqishëm angazhohem dhe besoj se ashtu do të jetë që Trepça të merr statusin e ndërmarrjes publike dhe për te të vendosin institucionet e Republikës së Kosovës. Prandaj, unë kërkoj që të keni besim në këto institucione dhe t'u japim pak më shumë kohë për të realizuar kërkesën tuaj, e cila është njëkohësisht kërkesë e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës dhe Kosovës", është shprehur kryetari Bahtiri para minatorëve grevistë në minierë.
Kryetari Bahtiri dhe menaxheri Tmava janë dakorduar për bashkërendim të aktiviteteve për ruajtjen e rendit dhe qetësisë dhe për zgjidhjen e problemit të Trepçës në mënyrë demokratike e transparente dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ata për të biseduar për situatën në Trepçë kanë paralajmëruar një takim sot me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
/ATSH/
/Shqiptarja.com