Kosovë, miratohet demarkacioni
eksploziv banesës së kryetarit 
FOTO Kufiri, sa humbet Kosova 

Kosovë, miratohet demarkacioni<br />eksploziv banesës së kryetarit <br />FOTO Kufiri, sa humbet Kosova 
Disa orë pas miratimit të projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, policia e Kosovës është njoftuar për një mjet të pashpërthyer në banesën e kryetarit të komisionit Murat Meha, ndërsa ka arritur të realizoj një shpërthim të kontrolluar.
 
Policia rrethoi zonën menjëherë pas alarmit, ndërsa mjeti i shpërthyes ishte vendosur në oborrin e banesës së Mehës në Prishtinë.
 
Nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë.
 
Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e kufirit me Malin e Zi pas ngjarjes është shprehur se“Ky është një sulm ndaj familjes time që po bëhet prej dorëz së zgjatur që po mundohen të rrezikojnë gjithçka madje edhe familjen time”, ka thënë Meha.
 
Mjeti i dyshuar eksploziv në shtëpinë e kryetarit të Komisionit qeveritar për caktimin e kufirit me Malin e Zi erdhi pas sulmit ndaj Kuvendit pak ditë më parë, por edhe hedhjes së gazit lotsjellës sot në komisionin për vijën kufitare edhe debateve të forta politike.

Projektligji u miratua sot me 6 vota pro nga komisioni për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, ndërsa opozita e kundershtoi ashpër, tani do t’i dërgohet kryesisë për ta proceduar për seancë plenare.
Murat Mehe
Kosovë
Foto nga banesa e Murat Mehës

d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit