PRISHTINË, 10 Gusht /ATSH-B.Jashari/.-Koalicioni i pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 8 qershorit do të qeverisë pa kushte, siguron kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
"Do të qeverisim pa kushte. Rrugën e dimë. Ne arritëm të bëjmë një marrëveshje LDK, AAK, Nisma, të komunikojmë me VV dhe partitë e komunitetit joshumicë; të mbajmë një sjellje normale dhe demokratike edhe ndaj PDK-së dhe partive të koalicionit të saj. Ky është vullneti ynë dhe kultura jonë politike", shprehet ai. "Prandaj, vijon Mustafa, të gjithë ata që brengosen se do të jemi të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, iu them të flenë rehat".
"Qeverisja me bërthamë LDK, AAK dhe Nisma do të jetë e qëndrueshme dhe me kohezion të plotë. Do të punojmë në interes dhe në të mirë të Kosovës", shkruan Mustafa sot në Facebook.
Lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik me 16 deputetë në Kuvendin e Kosovës, në një deklaratë gjatë javës ka theksuar se "nuk ka lëvizur dhe nuk lëviz nga qëndrimi i saj".
VV ka reaguar kështu pas lajmit në disa media se "kinse koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka pranuar parimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe se edhe Vetëvendosje ka pranuar të lëshojë pe në qëndrimet për dialogun me Serbinë".
Edhe subjektet politike të komuniteteve pakicë, veçmas Lista Serbe me 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës kanë deklaruar kushtet e tyre.
Në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, koalicioni paszgjedhor, i deklaruar edhe si grup i përbashkët parlametar, ka 47 deputetë: LDK 30, AAK 11 e Nisma 6.
/f.n/
/Shqiptarja.com