/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë të enjten në Forumin Ekonomik të Vjenës që zhvillon punimet në Tiranë.

Njoftimi i dërguar nga Kryeministria kosovare thekson se, në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë./