/ATSH/.- Kryeministri Isa Mustafa pritet të raportojë sot në seancë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për marrëveshjen në drejtësi e nënshkruar me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç të martën në Bruksel.
Sipas kësaj marrëveshje pjesa dërmuese e rasteve në Gjykatën Themelore ndahen nga një gjyqtar në përputhje me ligjet e Kosovës, sipas të cilës kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, do të jetë serb i Kosovës nga veriu i Kosovës, ndërsa Kryeprokurori në Zyrën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë do të jetë shqiptar.
Sipas marrëveshjes, Gjykata Themelore në Mitrovicën e veriut do të përbëhet; nga divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, i cili do të përbëhet nga 5 serbë të Kosovës dhe 2 gjyqtarë shqiptarë.
Ndërsa, departamenti i krimeve të rënda për tërë rajonin e Mitrovicës do të përbëhet nga katër serbë të Kosovës dhe 4 gjyqtarë shqiptarë, pjesë të departamentit të përgjithshëm përfshirë rastet kriminale./KosovaPress/











