/ATSH/.- Rreth 200 të rinj nga vende të ndryshme të botës të moshës 13 deri në 15 vjeç do të marrin pjesë në Samitin e Lidershipit për të rinj, që do të mbahet në Kosovë nga data 10-15 gusht të këtij viti.
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se "ardhja e këtyre të rinjve në Kosovë është një mesazh i mirë për të gjitha ata që po imigrojnë jashtë vendit, për të kuptuar që edhe vendi ynë ka mundësi të mira për të rinjtë".
"Qeveria britanike ka zgjedh pikërisht Kosovën për të sjellë një grup të madh me më shumë se 200 të rinj, të cilët do të njihen me Kosovën. Përzgjedhja e Kosovës është nder dhe respekt për ne si ministri dhe Qendër e Studentëve dhe do të bëjmë gjithçka që ky qëndrim i të rinjve, i liderëve të ri të kalojë sa më mirë dhe të jetë edhe një mision i njohjes me Kosovën, një vend i mundësive të reja. Ne do të fillojmë përgatitjen që gjatë qëndrimit të organizojmë jo vetëm një aktivitet të liderëve të rinj, por edhe një javë kulturore e ndërkombëtare për të promovuar edhe përparësitë që ofron Kosova", theksoi ministri Bajrami.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, tha se "ne e mbështesin programin e trajnimit për lidership për të rinj".
"Dëgjojmë shumë shpesh për të rinjtë këtu se nuk shohin perspektivë, nuk e shohin të ardhmen në Kosovë. Mendoj që programi që i mëson ata për lidershipin dhe aftësitë e jetës, është një program shumë i përshtatshëm për këtë kohë. Ajo çfarë ne diskutuam është rregullimi dhe akomodimi që Universiteti me mirësi ka ofruar për pjesëmarrësit në këtë program, në gusht. Do të doja të falënderoja ministrin për përkrahjen e madhe që kemi pasur nga ai për këtë projekt dhe zotëri Sfishtën që e ka bërë të mundur akomodimin në universitet për këtë grup të studentëve, të cilët vijnë nga shumë vende të botës. Ky është një samit botëror i lidershipit për të rinj që do të mbahet në Kosovë për herë të parë, mendoj", nënvizoi Cliff.
Ndërsa Gëyneth Letherbarroë, autore e serisë "Six Steps to Professional Success", u shpreh se "ky samit do të mbahet për herë të parë jashtë kufijve të Britanisë së Madhe dhe kjo vetëm për shkak të angazhimit dhe pasionit të njërit nga udhëheqësit të trajnuesve të të rinjve në botë, z. Harry Sinclair, i cili kishte marrë dy grupe me adoleshentë kosovarë në Britani të Madhe gjatë viteve 2000 dhe 2014 dhe ishte aq i mahnitur nga ata saqë tani është ka rënë dakord të organizojë samitin në Kosovë", pohoi Letherbarroë.
Pjesëmarrës në këtë samit do të jenë 100 të rinj nga Kosova dhe 100 nga vende të ndryshme të botës./KosovaPress/
/Shqiptarja.com