Kosovë, nën akuzë kontrata
e qeverisë për autostradën

Kosovë, nën akuzë kontrata<br />e qeverisë për autostradën
TIRANE - Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (Kontrolli i Shtetit) deri më tani nuk e ka audituar kontratën e qeverisë me konsorciumin “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, me arsyetimin se kjo kontratë po hetohet nga Prokuroria dhe në këto raste nuk pengohen hetimet.

Ministria e Infrastrukturës në Kosovë njihet si ndër ministritë që ka më shumë probleme sa u përket parregullsive me tendera. Kjo është vërtetuar edhe nga raportimi i disa OJF-ve, të cilat janë marrë me parregullsitë ligjore, që kanë të bëjnë kryesisht me tendera. Mes parregullsive të tilla, dyshohet të jetë edhe nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”.

Përderisa në EULEX nuk e kanë pohuar e as mohuar se ka hetime, në ministrinë e Infrastrukturës kanë vendosur të heshtin lidhur me këtë subjekt. Nga ana tjetër, shoqëria civile dhe partitë opozitare thonë se për vetë faktin që kontrata nuk është bërë publike, një gjë e tillë i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për menaxhim të dobët dhe përfshirje në afera korruptive të një pjese të caktuar të personave në këtë proces, prandaj duhet që të hetohet më çdo kusht.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë