Sipas ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar, deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.
Zyrtarët e lartë publikë që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani, nuk janë të detyruar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor.
Agjencia Kundër Korrupsionit rikujton se mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228 për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publikë, Agjencia kundër Korrupsionit do ushtrojë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal./ATSH/