Qeveria e Kosova është duke bërë hapa konkret për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Ashtu siç ka rënë dakord me BE-në me marrëveshjen e Bratisllavës, Kosova është duke i larguar njësitë policore. Pas largimit kohë më parë të 25 për qind të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës rreth objekteve komunale në katër komunat e veriut, sot ka ndodhur edhe tërheqja tjetër prej 25 për qind e policëve në veri.
Zv/komandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se në ditët në vijim mund të ketë një vendim për zvogëlimin e pranisë së policisë në komunat me shumicë serbe.
“Janë tërhequr deri më tani gjysma e efektivëve, po operojmë me 50% të efektivëve në veri”, tha Elshani.
Sa i përket zvogëlimit të mëtejshëm të pranisë policore, Elshani thotë se vendimi do të merret pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtare, ashtu si e parashikon edhe marrëveshja. Ai shprehu garanci se policët aktualë janë të aftë të ofrojnë siguri në këtë pjesë.
Për zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se situata është më e qetë dhe ‘ka pasur incidente, për këtë arsye mund të hiqnin një pjesë të efektivëve. Mirëpo, ai thekson se nuk do të ketë largim të plotë dhe të menjëhershëm të policëve.
"Ne po zbatojmë me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim", tha Kurti.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkruar në "Twitter" se Kosova po bën hapat e mëtejshëm për implementimin e Marrëveshjes së Bratislavës.
Edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, e ka mirëpritur uljen e prezencës policore në veri, si një hap të fortë drejt shtensionimit të situatës. Ndërsa ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, u shpreh i gatshëm për të vijuar përpjekjet për de-eskalimin.
Ky vendim nga qeveria, vjen pasi Albin Kurti lajmëroi më 11 korrik se ka rënë dakord që do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe me qëllim për të ulur tensionet me Serbinë. Dakordësia u arrit me 10 korrik në Bratislavë në një takim ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kjo do të jetë hera e dytë e uljes së pranisë policore.
Tesnionet mes dy vendeve u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje.
Qeveria e Kosovës është vënë në përpjekje për të siguruar bazën ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve, duke hartuar një dokument që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes një peticioni. Janë dy rrugë për të mundësuar shpalljen e zgjedhjeve të reja; përmes dorëheqjeve të kryetarëve aktualë dhe peticionit që sipas autoriteteve në Kosovë do të ishte mënyrë më demokratike dhe do të siguronte pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.
Hapat për shtensionimin e situatës
1-Largimi i 25% i trupave është hapi i parë nga marrëveshja ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
2-Hapi i dytë është policia e Kosovës që kryen vlerësime të rregullta të sigurisë bashkë me EULEX-in, dhe me KFOR-in, sipas nevojës, për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të tërë pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale.
3-Hapi i tretë: Më pas qeveria e Kosovës bën një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore, pas verës. Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.
4-Në Hapin e katërt: BE-ja do t'i ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel, për finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt rrugës për normalizimin e marrëdhënieve, pas të cilit do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes.
Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat veriore nuk ka të bëjë fare me referendum.
Mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri është pikë e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të arritur më 10 korrik, për shtensionim të situatës në zonën veriore.
Tensionet janë rritur atje prej fundit të majit, pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet.
Osmani ka thënë se ekzistojnë dy mundësi për mbajtje të zgjedhjeve të reja: që kryetarët të japin dorëheqje apo që qytetarët e këtyre komunave të kërkojnë përmes peticionit që të niset procedura e largimit të kryetarëve.
“Iniciativa për largimin e kryetarëve tashmë është e paraparë me ligj, pra ekziston një ligj që ua njeh qytetarëve të të gjitha komunave të drejtën që përmes peticionit dhe pastaj rivotimit ta largojnë një kryetar komune përmes votës. Pra nuk është referendum, quhet kategori e largimit të kryetarit përmes procesit të rivotimit”.
Javë më parë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.
Ky peticion, sipas Krasniqit, do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), që do ta verifikonte atë, dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen se a duhet të shkarkohet kryetari.
Osmani ka thënë se aktualisht pritet që të gjitha çështjet teknike të përcaktohen përmes një udhëzimi administrativ dhe që një grup punuese, i krijuar për këtë punë, ta bëjë punën e vet.
“Sapo të krijohet baza ligjore, qytetarët e këtyre komunave do të mund ta dorëzojnë peticionin. Ky peticion duhet të vijë nga trupa votuese, nga votuesit e regjistruar”.
Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që t’i organizojë këto zgjedhje për t’i ulur tensionet./REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas tërheqjes me 25% të forcave policore rreth komunave në veri. Në një reagim në Facebook, Kurti shkruan se situata është më e qetë dhe ‘ka pasur incidente, për këtë arsye mund të hiqnin një pjesë të efektivëve. Mirëpo, ai thekson se nuk do të ketë largim të plotë dhe të menjëhershëm të policëve.
“Nga sot filloi zvogëlimi edhe për 25% të tjera i pranisë së policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri të vendit tonë. Kjo vjen pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë nga mbledhja që pardje mbajtën drejtues të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in. Pra, siguria është e mirë, situata është e qetë, dhe mund ta zvogëlojmë ca praninë e policisë sonë. Sundimi i ligjit dhe rendi publik po mirëmbahen gjithnjë e më shumë e më mirë. Janë bërë rreth një muaj e gjysmë që nuk kemi incidente të theksuara e protesta të dhunshme. Falënderojmë policinë dhe qytetarët pa dallim për bashkëpunimin dhe korrektësinë.
Ashtu qysh kemi thënë para më shumë se dy muajve: 1) nuk do të ketë zvogëlim të përnjëhershëm dhe as të menjëhershëm të pranisë së policisë, por vetëm gradual e proporcional; 2) zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit.
Ne po zbatojmë me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim. Konstatimi i përbashkët me faktorët ndërkombëtarë për përmirësimin e dukshëm të nivelit të paqes dhe sigurisë në veri dëshmon për de-eskalim të qartë. Njëkohësisht, ne jemi vigjilent për ri-eskalimin potencial që mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror i fqinjit tonë verior.
Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme, prej atyre që janë pasojë e keqkuptimit, moskuptimit a keqinterpretimit të situatës dhe zhvillimeve e deri tek ato që janë dëshira anti-qeveritare të transmetuara publikisht si lajme faktike. Lufta hibride kundër Republikës së pavarur të Kosovës dhe qeverisë së saj demokratike e progresiste do të dështojë”, tha Kurti.
Mashtrimi i radhes, kush e ka par marreveshje e bratisllaves dhe kush besoin se do zbatohet kur nuk zbatohen asnje nga marreveshjet e Bruxelit deri tek e fundit ne oher, po il more allbin kurrci se na turperove JO vetem ne shqiptareve por edhe para botes,amelika amelika thije dikur na doli tradhetare, shqiperia poashtu edhe Europa sidomos ata qe na kan ndihmuar, vetem pjella serbosllave me ne krye mender presednike osmanken, llajqaku dhe borreli na mbeten dashamir, por se shqiptaret mjerisht ata qe ju kan votuar akoma nuk e kan kuptuar se ti, mender presednike osmanka llajqaku e borreli jeni duke ber ate qe vuqiqi dhe serbia duan, çofsha i gabuar por deri me sot asht ba siq ka kerkuar vuqiqi.
Përgjigjuballkoni i bratislaves dikton doreheqje vullnetare si pjese e pranimit te fajit, po ku merr vesh bislimi nga diplomacia
PërgjigjuA po gdhendet gomari Kurti, a e kupton ky idjot qe po te mos jete KFOR per 24 ore Serbia e pushton perseri Kosiven.
PërgjigjuMos harro UCK edhe KSF qe nderhyjen per here te pare per clirimine e kosoves kundera serbis.Ato jan prape gati per me luftue per kosoven neqoftese serbis nderhyne ne territoret e kosoves sebashku me luftetaret e shqiperis qe moren pjese me UCK ne luften e pare.
U zdryp Kurti, kaq e pati trimërin katrani, vuajtje shtoi mbi kurrizin e Kosovës.
Përgjigju