PRISHTINË, 11 Dhjetor /ATSH-B.Jashari/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane, Viktoria Nuland.
Njoftimi i dërguar sonte nga Presidenca kosovare thekson se, Ndihmës Sekretarja Nuland përgëzoi Presidenten Jahjaga dhe liderët politikë të Kosovës për tejkalimin e dallimeve rreth krijimit të qeverisë në mënyrë paqësore.
Biseda u përqendrua në krijimin e institucioneve të Kosovës dhe përkushtimin e qeverisë së re për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të ndërmarrë reformat në kuadër të axhendës euroatlantike të vendit.
Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen e institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Presidentja i tha Ndihmës Sekretares Nuland se, përkundër vonesës në krijimin e institucioneve, vendi ka dëshmuar besueshmëri dhe pjekuri në respektimin e sundimit të ligjit dhe proceseve demokratike.
Presidentja Jahjaga tha se qeveria e re dhe parlamenti janë përkushtuar për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me luftën kundër korrupsionit, krijimin e Gjykatës Speciale, përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave dhe MSA-në, dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve./m.m/
/Shqiptarja.com