PRISHTINË - Behxhet Pacolli tha se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka flliqë krejt. Dëshmi sipas tij janë 10 zyrtarë të inspektoriatit, 70 lëndë në prokurori për dyshime për korrupsion etj, ben te ditur KosovaPress. Postimi i plotë i Behxhet Pacollit:
"Zoti Mustafa, po t'i rikujtoj disa fakte, pasi që po flet për përgjegjësitë e pushtetit qendror dhe atij komunal. (edhe pse une nuk e amnistova askend në këtë proces). Ju u lajmëruat edhe pse unë në shkrimin e parë nuk e përmenda emrin tuaj.
Unë opinionit publik po I tregoj kush është mafia. Zoti Mustafa, pikërisht për shkak të dyshimeve të bazuara dhe të rënda për korrupsion, në komunën e Prishtinës u arrestuan mbi 10 zyrtarë të lartë të inspektoriatit.
Miku im, pikërisht për shkak të dyshimeve të rënda për korrupsion, në prokurorinë e shtetit janë dërguar rreth 70 lëndë nga pasardhësit tuaj në udhëheqjen komunale, kundër jush. Fakti që 70 lëndë janë në prokurori, flet për punën tuaj në udhëheqjen e Prishtinës. Cfarë përgjigje tjetër kërkoni nga unë?
Dhe fakti që ju i dhatë karakter politik, më bën të dyshoj që flirti juaj me pasardhësit në komunë, fsheh në prapavijë logjikën se ju dëshironi t`iu shpëtoni këtyre 70 lëndëve. Këtë e thoni ju, sepse kështu kalkulon logjika juaj.
Për fund, edhe njëherë ju rekomandoj që sinqerisht t'i referoheni dhe të reflektoni shumë ndaj deklaratës së ambasadores së nderuar, Jacobson, pas së cilës, është e vërteta e s`keni çka kërkoni në skenën politike të Kosovës. Edhe unë po ju them se e ke fëlliq krejt. Dhe këtë LDK dhe qytetarët nuk e kanë merituar"`. /ATSH/