PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Liderët e partive politike të Kosovës urojnë Festën e Bajramit të Madh, duke shprehur nderim për të gjithë besimtarët e devotshëm. "Vendi ynë ka qenë gjithmonë një shembull i bashkëjetesës, i tolerancës dhe i harmonisë në mes njerëzve të etnive dhe besimeve të ndryshme. Urojmë që ky mozaik të mbetet i tillë përherë", thekson kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Lëvizja Vetëvendosje, me lider Albin Kurtin, të gjithë besimtarëve muslimanë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen, ua uron Fitër Bajramin.
"Ne ua dëshirojmë të gjithë besimtarëve pranimin e agjërimit nga Zoti, veprat e tyre të mira, dhe vlerësimin e përkushtimit të tyre", thuhet në urim.
"Në këtë moment, të gjithë ne kujtojmë të kaluarën tonë dhe ata që iu falën lirisë, atdheut dhe shtetit që sot po e ndërtojmë, duke synuar, me vizion të qartë dhe me më shumë përkushtim, angazhim e sinqeritet, ndërtimin e shtetit tonë, Republikës së Kosovës dhe të një jete më të mirë për të gjithë qytetarët tanë", shprehet kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
"Le të jetë kjo ditë e mirësisë, paqës, solidaritetit, tolerancës dhe dashurisë ndërnjerëzore", uron për festën e Fitër Bajramit Kryesia e Nismës për Kosovën, me kryetar Fatmir Limajn, të gjithë qytetarët e besimit islam./a.g/
/Shqiptarja.com