Kosovë, PE hetim EULEX: Ku u
zhdukën 3 mld euro financime?
Parlamenti Evropian hedh hijen e dyshimit lidhur me shpërdorime masive të fondeve ndërkombëtare për Koorporatën Elektroenergjetike të Kosovës dhe aeroportin e Prishtinës, shkruan gazeta “La Repubblica”.
Parlamenti Evropian hedh hijen e dyshimit lidhur me shpërdorime masive të fondeve ndërkombëtare për Koorporatën Elektroenergjetike të Kosovës dhe aeroportin e Prishtinës, shkruan gazeta “La Repubblica”.
Nga Strasburgu sapo është caktuar një fond prej 111 milionë eurosh për 3 mijë personat e angazhuar në kuadër të EULEX-it në Kosovë.
Ky fond do të shërbejë për shtyrjen edhe për një vit të mandatit të këtij organizmi, që u ka kushtuar në katër vjet taksapaguesve evropianë më se 500 milionë euro. Ndërkohë, Prokuroria evropiane e Kosovës ende nuk po arrin të zgjidhë ”enigmën” e shpërdorimit të fondeve evropiane, të destinuara për Kosovën, që i ishin dhënë UNMIK-ut nga viti 2000 deri më 2008-ën për të pargatitur kalimin e pushteteve.
Fjala është për 11 dosje lidhur me hetimin se ku kanë shkuar 3 miliardë euro financime për rindërtimin e ish-krahinës së Republikës së Serbisë, drejt një shteti të pavarur.
Eurodeputeti socialist Pino Arlacchi, i njohur në krijimin e Drejtorisë Hetimore Anti-Mafia në Itali në vitet ’90 dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka kërkuar të sqarohet qendrimi i Komisionit Evropian lidhur me probleme të shpërdorimit të fondeve të përdorura në aeroportin e Prishtinës dhe shoqërinë e energjisë elektrike të Kosovës. Këto dy subjekte kanë qenë përfituesit kryesorë të 3 miliardë eurove fonde ndërkombëtare, që u dhanë nga donatorët në arkat e UNMIK-ut.
Dy të tretat e këtij fondi u dhanë vetëm nga BE, pavarësisht nga paralajmërimet për rrezikun e mashtrimeve që bënë, si Gjykata Evropiane e Llogarive, ashtu edhe disa auditues të pavarur.
Si aeroporti, ashtu edhe korporata elektroenergjetike u vendosën nën komisariatin e UNMIK-ut, ashtu si dhe të gjitha entet e dikurshme shtetërore të epokës komuniste.
Sipas tij, EULEX po pengon dhënien e një informacioni të plotë, sidomos lidhur me Korporatën. Një kërkesë që i ishte dorëzuar Olli Rehnit, komisioner për Zgjerimin në vitin 2008, nga parlamenti evropian për sqarime, nuk mori nga ky i fundit përgjigje deri në përfundimin e mandatit të tij. Sipas ish-kryeprokurores së UNMIK-ut Annunziata Ciaravolo, dosjet janë transferuar pranë gjykatave kosovare, në përputhje me marrëveshjen midis UNMIK-ut dhe EULEX-it.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22