PRISHTINË - Në Kosovë u përmbyll java e fushatës së aktiviteteve me moton 'Java kundër dhunës ndaj fëmijëve', ku morën pjesë nxënës të dhjetë shkollave nga i gjithë vendi, me pikturë dhe ese, pikërisht me temën 'Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna'.
Sipas KosovaPress, qëllimi i kësaj fushate ishte që të tregohet se ka raste të dhunës në shkolla, e po ashtu edhe në familje, por se këto raste duhet të parandalohen duke krijuar mekanizma të besueshëm, që fëmijët të mos hezitojnë të tregojnë për rastet e dhunës që kanë pësuar
Po ashtu, Organizata Joqeveritare 'Syri i Vizionit', lançoi edhe një ueb faqe 'Respektoni të drejtat tona', http://www.ror-rks.net/, ueb, faqe kjo e cila përmban informacione rreth të drejtave të fëmijëve.
Projekt menaxheri i Organizatës Joqeveritare "Syri i Vizionit, Naser Lajçi, tha se tani për tani nuk ka statistika të sakta se sa ekziston dhuna në shkolla. Por , vijoi ai, dhuna është e pranishme kudo ndaj fëmijëve dhe se me rritjen e vetëdijes së fëmijëve dhe besimit të tyre, rastet e fëmijëve për të denoncuar dhunën janë në rritje.
Lajçi theksoi se duhet të krijohen mekanizma mbrojtës për të drejtat e fëmijëve si nga ana vendore e po ashtu edhe nga ajo ndërkombëtare.
Ndërsa menaxheri i ueb faqes 'Respektoni të drejtat tona', Dukagjin Nishiqi, tha se "kjo faqe përmban informacionet për të drejtat e fëmijëve të cilat janë të miratuara edhe nga Kombet e Bashkuara".
Fëmijët, të cilët u dalluan me pikturat dhe esetë e tyre, iu ndanë edhe disa shpërblime./ATSH/
/Shqiptarja.com