Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi kryen operacion në veshka në QKUK, pas pak orësh lë ambientet e spitalit

Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi kryen operacion në veshka në QKUK, pas pak orësh lë ambientet e spitalit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është nënshtruar një operacioni në veshka dhe vetëm pas pak orësh ka lënë ambientet e spitalit.

Ai duket shumë në formë përmes fotove të publikuara në profilin personal duke dalë nga spitali.

Bashkangjitur fotos ai ka shkruar se do të qëndrojë në shtëpi dhe mezi pret të rikthehet në punë.

Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore. Pres që të kthehem në punë javën që vjen”, shkruan Presidenti i Kosovës.

Para tre ditësh Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura në veshka, në orët e para të mëngjesit shkoi për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas ai u shtruar në Klinikën e Urologjisë ku u trajtua për gurë në veshka nga personeli mjekësor.

Foto nga Thaçi

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave