PRISHTINË, 12 Dhjetor /ATSH-Behlul Jashari/- Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka njoftuar sot anëtarët e kabinetit për Programin e Qeverisë, i cili u bë e ditur se është harmonizuar plotësisht mes partnerëve qeveritarë.
"Ky program është shpërndarë te të gjithë anëtarët e kabinetit dhe duhet të shqyrtohet në ministri për të identifikuar prioritetet, afatet e realizimit dhe kostot e tij. Pas këtij shqyrtimi, Programi do të aprovohet nga qeveria dhe do të prezantohet në Kuvendin e Kosovës", tha ai.
Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, ku është bërë konstituimi sot pasdite, kryeministri Mustafa ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe me angazhimet e përgatitjes së Planit Vjetor të Punës për vitin 2015, i cili duhet të finalizohet deri në gjysmën e muajit janar 2015.
Në mbledhjen e radhës të qeverisë, e cila planifikohet të mbahet më 17 dhjetor, të mërkurën, do të rishqyrtohen dhe do të riprocedohen projektligjet e mbetura në procedurë në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministri Branimir Stojanoviç, në emër të përfaqësuesve të komunitetit serb në qeverinë e Kosovës, ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit konstruktiv dhe të sinqertë në të gjitha fushat e veprimit.
"Sigurisht, do të kemi qëndrim konstruktiv dhe real", theksoi ai, duke vlerësuar e mbështetur prioritetet e qeverisë së Kosovës në të mirën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve, të prezantuara nga kryeministri Mustafa./m.m/
/Shqiptarja.com