Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthim të reciprocitetit me Serbinë dhe shtetet tjera që veprojnë si jo të paanshëm me Kosovën. Çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh, ishte zotuar për kthimin e reciprocitet me Serbinë, Kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të fitonte zgjedhjet e 14 shkurtit. E 21 ditë pasi e ka marrë për herë të dytë në drejtim ekzekutimin, Qeveria e Albin Kurtit paralajmëron serish se së shpejti do t’i kthejë në fuqi masat e reciprocitetit me shtetin serb.
Kështu është shprehur Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për mediat vendase.
“Reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”.
Por shton se masat e tilla nuk do të vlejnë vetëm për Serbinë, por edhe për secilin shtet që vepron njëanshëm më Kosovën.
“Është obligim i qeverisë dhe kryeministrit Kurtit që të mbrojë qytetarët e republikës dhe interesat e shtetit të Kosovës. Andaj edhe do të ketë masa reciprocitetit me secilin shtet, duke përfshirë edhe Serbinë, në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara”, tha Kryeziu.
Heqja e masave të reciprocitetit me Serbinë ishte bërë nga Qeveria Hoti, si një nga vendimet e saj të para të qeverisjes disa mujore të koalicionit qeverisës LDK-AAK e NISMA, mandati i të cilës u ndërpre nga Gjykata Kushtetuese, dhjetorin e vitit të shkuar, për të pasuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Lajmi kryesor:
Lajçak: Marrëveshja për njohje reciproke e arritshme brenda pak muajsh, gjithmonë nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni
25 Dhjetor, 17:25
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor, 17:03
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32