Kosovë, qeveria Kurti paralajmëron kthimin e reciprocitetit me Serbinë

Kosovë, qeveria Kurti paralajmëron kthimin e reciprocitetit me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthim të reciprocitetit me Serbinë dhe shtetet tjera që veprojnë si jo të paanshëm me Kosovën.  Çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh, ishte zotuar për kthimin e reciprocitet me Serbinë, Kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të fitonte zgjedhjet e 14 shkurtit. E 21 ditë pasi e ka marrë për herë të dytë në drejtim ekzekutimin, Qeveria e Albin Kurtit paralajmëron serish se së shpejti do t’i kthejë në fuqi masat e reciprocitetit me shtetin serb.

Kështu është shprehur Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për mediat vendase.

“Reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”.

Por shton se masat e tilla nuk do të vlejnë vetëm për Serbinë, por edhe për secilin shtet që vepron njëanshëm më Kosovën.

“Është obligim i qeverisë dhe kryeministrit Kurtit që të mbrojë qytetarët e republikës dhe interesat e shtetit të Kosovës. Andaj edhe do të ketë masa reciprocitetit me secilin shtet, duke përfshirë edhe Serbinë, në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara”, tha Kryeziu.

Heqja e masave të reciprocitetit me Serbinë ishte bërë nga Qeveria Hoti, si një nga vendimet e saj të para të qeverisjes disa mujore të koalicionit qeverisës LDK-AAK e NISMA, mandati i të cilës u ndërpre nga Gjykata Kushtetuese, dhjetorin e vitit të shkuar, për të pasuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

 


Lajmi kryesor:

Lajçak: Marrëveshja për njohje reciproke e arritshme brenda pak muajsh, gjithmonë nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë