Kosovë, qeveria refuzon
vizitën e presidenti të Serbisë

Kosovë, qeveria refuzon<br />vizitën e presidenti të Serbisë
Qeveria e Kosovës ka njoftuar përmes një deklarate se ka vendosur të refuzojë kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, për të vizituar komunën e Shtërpcës në Kosovë.
 
Më herët, shtypi serb kishte njoftuar se Nikoliç kishte anuluar vizitën e tij në Kosovë, pasi bashkëpunëtorët e tij ishin vonuar disa orë në kufi.
 
Nga qeveria kosovare sqarohet se refuzimi është bërë për shkak se kërkesa për vizitë është bërë me vonesë, bazuar në marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.
 
Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve.
 
Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm