/ATSH/.- Duke filluar nga dita e nesërme 24 mijë arsimtarë dhe 4 mijë persona të stafit administrativë dhe teknikë, do të marrin pagat shtesë prej 0,5 për qind për përvojën e punës, u theksua sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.
Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Isa Mustafa, i ftoi të gjithë mësuesit që të mos zhvillojnë grevë, sepse nuk ka arsye, pasi qeveria po e zbaton vendimin për pagesën 0,5 për qind të përvojës së punës.
"Një gjë është e qartë; se shkollat ne nuk i kemi për të paguar pagat për arsimtarë. Shkollat ekzistojnë për t'u dhënë mësim fëmijëve tanë. Ai është funksioni themelor i shkollës, që të sigurohet mësimi për fëmijët dhe jo që dikush të marrë pagën dhe të mos punojë dhe të mos zhvillojë mësim. Duhet të gjithë të kemi përgjegjësi për këtë, duhet të kenë përgjegjësi edhe punonjësit e arsimit, edhe organizatorët e grevës sepse nuk mund askush me ligj të marr pagë, ndërsa mos ta bëjë punën për të cilën e merr pagën", tha Mustafa.
Sipas tij, është është bërë më shumë se mundësitë që ka buxheti i Kosovës.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, e ka quajtur të paarsyeshme dhe pa objekt grevën e mësimdhënësve, sepse po realizohet vendimi i qeverisë për pagesën prej 0,5 për qind për përvojën e punës.
"Implementimi i këtij vendimi për të cilin nuk kemi pasur asnjë dilemë në proces, ka pasur një keqkuptim teknik tek Ministria e Financave, i cili është tejkaluar, kjo çështje, e bënë krejtësisht të paarsyeshme dhe grevën e thirrur nga sindikata e arsimit. Shfrytëzoj rastin edhe një herë t'i ftoj të gjithë mësimdhënësit, të gjithë nxënësit që të mos humbin asnjë orë mësimi. Jemi në fund të vitit shkollor dhe të gjithë kemi përgjegjësi që ta përfundojmë me sukses këtë vit shkollor", tha Bajrami.
Ministri i Arsimit u shpreh se "qeveria ka dyfishuar pagat në nivelin e arsimit. Pagat parauniversitare deri universitare janë të krahasueshme me rajonin, ndërsa në nivelin universitar mbi rajonin dhe të gjithë kemi përgjegjësi që duke pasur paga relativisht të mira të punojmë në ngritjen e standardit të cilësisë".
Edhe ministri i Financave Avdullah Hoti e ka quajtur të paarsyeshme grevën e mësimdhënësve, duke thënë se përvoja e punës prej 0,5 për qind do t'u paguhet të gjithë mësimdhënësve deri në vitin 2015.
Arsimtarët e arsimit parauniversitar sot kanë hyrë në grevë, pasi, sipas tyre, nuk u është paguar përvoja e punës 0,5 për qind, edhe pse qeveria kishte marrë vendim javë më parë./KosovaPress/
/Shqiptarja.com