PRISHTINË, 16 Korrik /ATSH-B.Jashari/ -Gjatë vazhdimit të gërmimeve, në lokacionin e shënjuar në fshatin Rrezallë, komuna e Skenderajt, të filluar dje me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ekspertët nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, sot kanë hasur në pjesë kockore, me origjinë njerëzore, që i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.
Mbetjet mortore, janë gjetur pikërisht në lokacionin ku ishin të groposur kufomat e viktimave civile, nga fshati Rrezallë dhe fshatrat tjera përreth, pas ekzekutimit me 5 prill 1999, nga forcat ushtarake-policore serbe, dhe të zhvarrosur pas tre jave për t'u dërguar në drejtim të panjohur deri më tani, në përpjekjen e forcave serbe për të fshehur gjurmët e krimit.
Burime zyrtare nga qeveria kosovare bëjnë tëditur se, punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në mbylljen e plotë të këtij rasti, përkatësisht gërmimeve vlerësuese dhe zhvarrimeve në këtë lokacion.
Dje, e pranishme gjatë gërmimeve ishte edhe u.d. kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sevdie Morina.
Në Kosovë mëse 15 vjet pas luftës edhe 1711 persona evidentohen si të zhdukur. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com