/ATSH/.-Policia e Kosovës njofton se gjendja në të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale në Kosovë vazhdojnë të jenë të kalueshme edhe pse në disa prej tyre kalimi është më i vështirë dhe kryesisht për mjete të rënda të transportit.

Sipas një njoftimi të Policisë, në disa rrugë ka prezencë të borës dhe akullit, prandaj duhet pasur kujdes më të shtuar gjatë nisjes së automjetit, sidomos në orët e vona dhe në orët e hershme të mëngjesit.

"Rrugët në të cilat janë paraqitur vështirësi për qarkullim janë kryesisht rrugët, ku përfshihen zonat malore, konkretisht rruga Pejë-Kullë ku kalohet me pajisje dimërore, por edhe disa rrugë dytësore, në fshatra të komunave të ndryshme. Policia e Kosovës, apelon te të gjithë pjesmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, t'u përshtaten kushteve të rrugës dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimrore në pajtim me ligjin mbi komunikacionin rrugor", thuhet në njoftim./Kosovapress/