PRISHTINE, 19 nentor/ATSH/. - Ish-presidenti i Kosovës dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka qenë pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ai e la në gjysmë këtë mbledhje, ben te ditur KosovaPress.
Edhe pse në këtë mbledhje u diskutuan shumë gjëra të rëndësishme, gjë që e pohoi edhe vetë Sejdiu, largimi nga salla arsyetohet me procesin e votimit, që si duket për Sejdiun nuk ka qenë edhe aq e rëndësishme.
"Unë dola nga mbledhja për një arsye të thjesht, sepse nuk do të marr pjesë në votimin eventual që do të mund të organizohet sikur është organizuar në faza të mëhershme. Një votim, i cili i ka dhënë një mandat kryetarit të partisë dhe atë mandat ai e ka falë, në mënyrën e vet si e ka bërë, prandaj për mua është e parëndësishme një qasje e tillë dhe e pa arsyeshme", ka thënë Sejdiu.
Por, Sejdiu ka vërejtje sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve brenda LDK-së, të cilat do të duhej të mbaheshin me datën 9 të këtij muaji. /a.ke/