Kosovë, serbët provokojnë e
plagosin 32 policë në Merdarë

Kosovë, serbët provokojnë e<br />plagosin 32 policë në Merdarë
MERDARE-  Rreth orës 05:00 një grup serbësh anëtarë të një grupi nacionalistësh serbë të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës [Ylli Kuq]), kanë tentuar të hyjnë në Kosovë në mënyrë ilegale  për të festuar 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës.

Në Merdarë, lokalitet te vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në komunën e Podujevës, serbët kanë sulmuar me gurë policinë e Kosovës, dhe kanë tentuar që në mënyrë të dhunshme të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, por policia nuk i ka lejuar.

Në një informacion që ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi bëri për Kuvendin informoi se janë gjithsej 32 policë të lënduar. Por, sipas tij, të gjithë kanë lëndime të lehta dhe nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore. Gazetari i shqiptarja.com flet për 9 policë të shtruar në spital por që janë jashtë rrezikut.

Nga ana e Ministrit Rexhepi thuhet se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës. Ndërkaq shtoi se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.

“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionalistë dhe me atë rast janë lënduar disa policë; kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
Fillimisht media kosovare raportoi se të plagosurit ishin me armë zjarri dhe mjete të forta.

MEDIAT SERBE: U PLAGOSEN DHE 20 SERBE

Serbët tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit, një festë fetare kushtuar betejës së humbur nga turqit në vitin 1389 në Gazimestan afër Prishtinës, e cila njihet nga shqiptarët si beteja e Fushë-Kosovës. Manifestimet qendrore për këtë ditë mbahen në Graçanicë dhe Gazimestan. Mediat serbe njoftojnë se është sulmuar një grup i serbëve  ishin nisur me autobus për në Gazimestan. Flitet për 20 serbë të plagosur.  Mediat serbe, citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviç të ketë thënë se dhjetë serbë kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet "nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë".

TENSION DHE NE MITROVICE
Edhe në Mitrovicë, Policia e Kosovës njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. "Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit ishin mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë", thuhet në njoftimin e policisë.
"Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprajt dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellë në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës”, njofton policia.Me urdhër të prokurorit është hapur hetim për “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)