Foto arkiv
PRISHTINË, 2 Janar /ATSH/.- Kolona dhe pritje të gjata ka sot në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Policia kosovare bën të ditur se, në Merdare në dalje të Republikës së Kosovës, kolona e automjeteve është rreth 1.5 km, ndërsa pritjet dy deri tre orë.
Te Dheu i Bardhë pritjet janë rreth 2 orë e më tepër dhe kolona e automjeteve është rreth 3 kilometra në dalje.
Në Muqibabë pritjet janë rreth 30 minuta, kolona është rreth 300 metra në dalje.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet kufitare ku radhët dhe pritjet janë më të shkurtra./b.j//m.m/










