Në tre pikë-kalime kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë sot është përmirësuar gjendja pas ditëve me kolona kilometrike dhe pritje të gjata deri 4 orë.
Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës punon me kapacitete të shtuara të personelit dhe aplikon kontroll kufitar të përshpejtuar.
Policia e Kosovës bën të ditur se, nga mesdita, në vendkalimin kufitar në Merdare në hyrje për në Kosovë nuk ka pritje fare, ndërsa në dalje kolona është e shkurtër dhe pritjet momentale po zgjasin vetëm 30-40 minuta.
Ndërsa te Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë nuk ka pritje fare, as në hyrje e as në dalje përveç kohëzgjatjes 5 deri 10 minuta të procedurave normale të kalimit kufitar.
Sipas njoftimit, nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës puna kryhet normalisht me kapacitet dhe intensitet të shtuar, ndërsa kolonat-pritjet e mëhershme ishin shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve dhe procedurave që aplikonte pala serbe gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës./ATSH/
/Shqiptarja.com