Kosovë-Shqipëri, binjakëzohen
dy muzetë historik kombëta

Kosovë-Shqipëri, binjakëzohen<br />dy muzetë historik kombëta
TIRANE- Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Shtetëror i Kosovës nënshkruan dje marrëveshjen e bashkëpunim-binjakëzimit mes tyre. Ky ishte një akt që erdhi natyrshëm duke u nisur nga historia dhe trashëgimia e përbashkët kulturore që, lidh popullin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua nga titullarët e dy institucioneve, z.Melsi Labi dhe z.Arsim Mehmeti, ku të pranishëm ishin edhe nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar z.Dorian Koçi dhe specialisti Sadik Krasniqi i Muzeut Shtetëror të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z.Labi u shpreh se “Me anë të kësaj marrëveshjeje synojmë të bashkëpunojmë në fushën e Trashëgimisë Kulturore, Muzeologjisë, publikimeve, ekspozitave dhe shkëmbimit të përvojave të ekspeditave të përbashkëta në etnokulturë, histori, arkeologji e art”. Ndërsa drejtori i Muzeut Shtetëror të Kosovës, z. Arsim Mehmeti, theksoi se: “Sot, është një nga ditët më të veçanta për ne, pasi po ecim drejt rrugës që të parët na lanë amanet...

Për ne është kënaqësi dhe privilegj që ky bashkëpunim të eci përpara për t’i treguar botës se, ne i takojmë një Kombi të qytetëruar dhe të lashtë”. Në bazë të këtij binjakëzimi Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Shtetëror i Kosovës do të realizojnë projekte të përbashkëta për ngjarje, data e personalitete të historisë e kulturës kombëtare.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato