Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Shqiperisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.
Ata ranë dakord që të mendohet për hapa konkretë, të cilët do të kishin për qëllim afrimin e institucioneve financiare dhe bizneseve dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Ambasadori Minxhozi theksoi rëndësinë e nevojës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin midis institucioneve përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në njoftimin e dërguar nga BQK bëhet e ditur se, guvernatori e njoftoi ambasadorin për zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë për industrinë bankare, industrinë e sigurimeve dhe për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem.
Ai më tej theksoi edhe mbështetjen që shteti shqiptar është duke dhënë në zhvillimin e ekonomik me praninë e tij në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.
Guvernatori po ashtu vlerësoi edhe marrëdhëniet e shkëlqyera që BQK-ja ka me institucionet homologe shqiptare si Bankën e Shqiperisë dhe autoritetet rregullatore tjera të pavarura të shtetit shqiptar. Ambasadori Minxhozi shprehu falënderimin e tij për pritjen që i'u bë me rastin e kësaj vizite njohëse me guvernatorin Hamza dhe po ashtu e falënderoi për informimin gjithëpërfshirës dhe të detajuar për sektorin financiar. /ATSH/
/Shqiptarja.com