Kosovë-Shqipëri, marrëveshje për
fondin e sigurimeve shëndetësore

Kosovë-Shqipëri, marrëveshje për<br />fondin e sigurimeve shëndetësore
TIRANE- Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Shqipërisë dhe Kosovës do të nisin së bashku bashkëpunimin për të njehsuar praktikat e tyre të financimit dhe të përdorimit të metodologjive të njëjta. Kreu i Fondit shqiptar, Astrit Beçi ka deklaruar se shërbimet që financohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të përfitohen pa kosto shtesë nga pacientët edhe në spitalet private, në rast të mos arritjes së plotësimit të këtyre nevojave në spitalet publike.

"Ne aktualisht kemi përfunduar 10 paketat e para të shërbimit – të cilat do të financohet nga Fondi dhe do të përfitohen pa kosto shtesë për pacientët edhe në spitalet private, në rast se nuk arrihen të plotësohen nevojat nga spitalet tona publike. Financim i shërbime ve shëndetësore, përmes kësaj metode të re, është bërë në bazë të vlerës reale dhe sipas nevojave te pacientëve. Për herë të parë po krijohet regjistri i përfituesve të paketave shëndetësore dhe administrimi i tij do të bëhet nga Fondi në bashkëpunim me shërbimet universitare. Fondi do të monitorojë gjithashtu edhe  cilësinë e ofrimit të këtyre paketave, për të patur më shumë siguri në ofrimin e kujdesit shëndetësor për popullatën", tha Beci.

Astrit Beçi deklaroi se bashkëpunimi mes dy institucioneve shëndetësore do të ketë në fokus  metodën e pagesës për diagnozë, çka do të sjellë efikasitet në përdorimin e parave sipas nevojave.

"Shqipëria dhe Kosova po njohin një dinamikë të re në bashkëpunimin mes dy vendeve tona, që pas deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga Kryeministrat Rama dhe Thaçi, në janarin e këtij viti. Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Prizren, me një simbolikë të jashtëzakonshme, çeli një rrugë të re për zhvillimin e gjithanshëm ekonomik, social dhe kulturor në dy shtetet tona dhe në mbarë hapësirën shqiptare që përkufizojnë këto dy shtete", vijoi Beci.
 
Deri më tani janë falas 10 shërbime shëndetësore që financohen nga fondi, i cili kërkon bashkëpunimin e fondit të sapokrijuar Kosovar për shërbimet shëndetësore. Disa nga paketat falas janë ato të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, nefrologjisë dhe implantit koklear.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024