PRISHTINË, 15 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, sot në Odën Ekonomike të Kosovës theksoi se është koha kur ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik në mes dy shteteve duhet të jetë prioritet i prioriteteve, bazuar në potencialet ekzistuese të cilat vetëm pjesërisht shfrytëzohen dhe në faktin që jemi dy ekonomi komplementare që është një karakteristikë e vacantë që të kemi bashkëpunim reciprok në fusha të ndryshme gjatë gjithë vitit kalendarik.
"Do të bëjmë çmos për një qasje më pro aktive në promovimin e produkteve të prodhuara në Shqipëri për tregun e Kosovës dhe anasjelltas si dhe një qasje më pozitive në promovimin e mundësive turistike që i ofron bregdeti i Shqipërisë jo vetëm në sezonin e verës por edhe gjatë tërë vitit", tha ai.
"Do të fillojmë këto aktivitete me panaire të përbashkëta jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri por edhe në vende të treta me qëllim të gjetjes së mundësive për plasim të produkteve tona në rajon dhe më gjerë", citohet ambasadori shqiptar në njoftimin e dërguar nga Oda Ekonomike kosovare.
Po ashtu, ambasadori Minxhozi theksoi rëndësinë që kanë mediat në promovim të mundësive për bashkëpunim reciprok më të avancuar mes dy shteteve si dhe në përmirësimin e imazhit të këtyre raporteve duke promovuar më tepër storie të suksesit dhe marketing pozitiv për produktet e prodhuara qoftë në Kosovë apo në Shqipëri.
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se, "jemi dëshmitarë të lëvizjeve pozitive në trendet e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, por kjo situatë dhe këto raporte shumë më tepër duhet të na obligojnë që ta avancojmë këtë bashkëpunim edhe më tepër duke i shfrytëzuar të gjitha resurset që posedojnë të dyja shtetet e një populli të ndarë dhe jo të kemi eufori dhe vetëkënaqësi e cila do ta dëmtojë këtë proces".
"Investimet e bëra në infrastrukturë nuk duhen të shfrytëzohen vetëm në sezonin turistik, por duhet të punohet më tepër në shfrytëzim maksimal të këtyre investimeve, qoftë në dimensionin kohor, qoftë në dimensionin kuantitativ, por edhe në promovim të rëndësisë së këtyre investimeve në dimension ndërkombëtar. Duhet të kthehet vetëbesimi tek të dyja komunitetet e biznesit qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një dialogu dhe partneriteti konstruktiv por edhe me mbështetje të fuqishme edhe nga bota mediale", theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Ambasadori Minxhozi falënderoi Oden Ekonomike kosovare për kontributin dhënë avancimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë./a.g/
/Shqiptarja.com