/ATSH-Behlul Jashari/.- Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve me 19,312 % dhe të automjeteve me 21,883 %, krahasuar me vitin 2013, bëri të ditur Policia kosovare ekskluzivisht për ATSH-në.
Në vendkalimet kufitare Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë në vitin 2014 kishte 4 262 588 hyrje-dalje të personave, 689 940 më shumë se në vitin 2013, kur kishte 3 572 648 hyrje -dalje.
Në këto tre porta kufitare në 2014 kishte 1 623 882 hyrje-dalje të automjeteve, 291 553 më shumë se në vitin 2013 kur kishte 1 332 329 hyrje-dalje.
Në 2014-tën në hyrje drejt Kosovës në Vërmicë-Morinë kishte 1 936 660 perona, në Qafë Prush 141 282 persona dhe në Qafë Morinë 192 063 persona- totali 2 270 005 persona, ndërsa në dalje drejt Shqipërisë kishte në Vërmicë-Morinë 1 747 567 persona, në Qafë Prush 93 186 persona dhe në Qafë Morinë 151 830 persona- totali 1 992 583 persona.
Ndërkohë në vitin 2013 në hyrje kishte në Vërmicë-Morinë 1 644 655 persona, në Qafë Prush 136735 persona dhe në Qafë Morinë 159429 persona - totali 1 940 819 persona, ndërsa në dalje kishte në Vërmicë-Morinë 1 418 917 persona, në Qafë Prush 96 003 persona dhe në Qafë Morinë 116 909 persona- totali 1 631 829 persona.
Në 2014-tën, automjete në hyrje kishte në Vërmicë-Morinë 658 551, në Qafë Prush 54 041 dhe Qafë Morinë 74 912 - totali 787 504, ndërsa në dalje në Vërmicë-Morinë 723 523, Qafë Prush 46 978 dhe Qafë Morinë 65877 - totali 836378
Në 2013-tën automjete në hyrje kishte në Vërmicë 587 297, Qafë Prush 48257 dhe Qafë Morinë 64238 -totali 699792, ndërsa në dalje në Vërmicë-Morinë 543 168, në Qafë Prush 41 164 dhe Qafë Morinë 48 205 - totali 632 537.
Në verën 2014, në tre muaj në krahasim me verën 2013 është rritur për 260 411 fluksi i hyrje-daljeve Kosovë-Shqipëri, sipas shifrave zyrtare të kontrollit të personave nga tre pikëkalime kufitare, Vërmicë-Morinë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.
Në muajt qershor, korrik e gusht në vitin 2013 kishte 1 713 036 hyrje-dalje, ndërsa në 2014-ën 1 973 447 hyrje-dale.
Ekskluzivisht për ATSH-në të dhënat zyrtare i bënte të ditura Policia e Kosovës - Zyra për Infomim dhe Marrëdhënie me Publikun - Drejtoria e Përgjithëshme në Prishtinë.
Hyrje-daljet Shqipëri-Kosovë në muajin gusht 2013 ishin 939 253, ndërsa në gusht 2014 ishin 1 073 903, ose 134 650 më shumë.
Për muajt qershor e korrik të dhënat i bëri të ditur për ATSH-në Major Baki Kelani, Shef i Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, në Prishtinë.
Në tre vendkalimet Shqipëri-Kosovë, sipas të dhënave të kontrollit, në qershor 2013 kishte hyrje-dalje të 252 346 personave, ndërsa në qershor 2014 të 357 525 personave ose 105 179 më shumë.
Në muajin korrik 2013 hyrje-dalje të personave kishte 521 437, ndërsa në korrik 2014 kishte 542 019, ose 20 582 më shumë.
Nga fillimi i muajit korrik 2014, Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë, duke zbatuar Memorandumin e Bashkëpunimit, patrulluan së bashku në rrugët e Shqipërisë me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë sezonit turistik.
Marrëveshja ishte nënshkruar në 28 qershor 2014 në qytetin e Prizrenit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Artan Didi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.