/ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, me ftesë të kryeministrit slloven, Miro Cerar, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore.
Kryeministri Mustafa fillimisht do të pritet nga kryeministri Cerar, e në vazhdim të axhensës së vizitës do të takohet edhe me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Milan Brglez dhe kryetarin e Lubjanës, Zoran Jankoviq.
Në qeverinë e Kosovës theksojnë se vizita e kryeministrit Mustafa në Slloveni dëshmon marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve dhe pritet të ketë rezultate konkrete në fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve.
Në delegacion me kryeministrin Mustafa janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ndërsa gjatë vizitës do të nënshkruhet një marrëveshje e bashkëpunimit policor, ndërmjet dy ministrive.
Pjesë e kësaj vizite janë edhe udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës, të cilët do të realizojnë axhendë të veçantë. Gjatë qëndrimit në Lubjanë, kryeministri Mustafa po ashtu do të takohet edhe me bashkatdhetarët kosovarë në Slloveni.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA